Telegrafi

Të punësuarve në Bogovinë ju premtohet zgjidhje për rrogat e papaguara

Sindikata rajonale e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë, ka anuluar protestën por ditën e nesërme, kjo, pas garancive që sot kanë marrë nga kreu i këshillit të komunës së Bogovinës Safet Imeri, se brenda dy ditësh do ta zgjidh këtë ngërç politik.

Kryetarja e Sindikatës Rajonale të Arsimit, Teuta Sejfullai, ka deklaruar se është marrë vendim që këshilltarëve t’u jepet një mundësi e fundit, që të tejkalojnë inatet e tyre politike.

“Patëm bisedime me kreun e këshillit komunal dhe na garantojnë se së shpejti pra brenda dy ditëve do ketë zgjidhje të garantuar nga këshilltarët komunal, pora kjo ishte biseda që ne zhvilluam me kryetarin. Iu kemi dhënë një hapësirë pas asaj që na garantuan neve se do ketë zgjidhje të garantuar siç pohojnë vetë ata kështu që ne do jemi në mirëkuptim me ta dhe nuk do dalim nesër”, tha Sejfullai.

Pa rroga për më shumë se dy muaj kanë mbetur mbi 500 arsimtarë dhe të punësuar të tjerë në administratën e shkollave që gravitojnë në komunën e Bogovinës.