Të punësuarit e dyqanit në Watterloo të shtetit Iowa, menduan se mashkulli i hallakatur i cili mbante duart e tij në xhepa do t’i plaçkiste.
Ata nxorën shpejt paratë nga sirtari, i futën në një qese dhe e hodhën atë në drejtim të 32-vjeçarit i cili as nuk e preki me dorë dhe doli nga dyqani.
Policët më vonë e gjetën atë në një rrugë afër dyqanit. Kapiteni John Beckman ka thënë se dyqani ishte plaçkitur një herë në gusht e pastaj edhe në shtator dhe të punësuarit mendonin se kjo po u ndodhte sërish, por e kishin ngatërruar personin për shkak të sjelljeve të tij.
Pijaneci 32-vjeçar ishte arrestuar për dehje publike, sjellje të pahijshme dhe ndërhyrje.