Telegrafi

Të punësuarit në Toyota blejnë makina të reja për t’i ndihmuar kompanisë

Vendimi është marrë më 9 janar në mbledhjen e përbashkët të sektorit udhëheqës. Përmendet se kjo është në bazë plotësisht vullnetare, dhe atë me iniciativë spontane. Nuk janë përcaktuar masat speciale të makinave, as çmimet.

Për shkak të uljes së kërkesës në suaza botërore "Toyota" gjatë muajve shkurt-mars 11 ditë do të pushojë me punë për të gjitha ndërmarrjet e veta.

Sipas të dhënave të asociacionit japonez të shitësve të makinave, në kushte të thellësimit të krizës numri i shitjes së automjeteve të vogla vitin e kalaur në Japoni ka rënë në nivelin më të ulët në 34 vitet e fundit.