Nga java që vjen, 1.600 të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e që kanë qëndruar në shtëpi, do të fillojnë punën në vendet e caktuara.
Me këtë fillojnë reformat në administratën publike, kur të punësuarit do të angazhohen sipas arsimit, aftësive të punës dhe njohurive që i kanë.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike thotë se bëhet fjalë për një pilot projekt pas analizave funksionale të bëra, për të parë se si do të rrjedhin punët.
Sipas tij, deri në fund të këtij muaji do të dihet numri i përgjithshëm i të punësuarve në administratën publike. Kudo që do të ketë tepricë punëtorësh, do t’u bëhet ofertë të punësohen në sektorin privat, ose t’u gjendet vend tjetër pune./Telegrafi/