Rreth 1000 të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe që janë duke qëndruar në shtëpi shkaku i mungesës së vendeve të punës, sipas vendimit të sotëm të Qeverisë së Maqedonisë do të duhet të rikahëzohen nëpër të gjithë institucionet publike për një kohë shumë të shpejtë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Qeveria i ka detyruar institucionet që të shpërndajnë vendime pune për këta të punësuar dhe të njejtët për pak ditë duhet të thirren që të shfaqen në punë.
Ndërmarrjet publike, institucionet dhe drejtoritë duhet që t’i rehatojnë këta të punësuar që me vite marrin rroga dhe nuk punojnë askund. /Telegrafi/