Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot bëri të ditur se rezultatet e testimit të të punësuarve në Repartin epidemiologjik në Gostivar.
“Të punësuarit që u testuan për coronavirus në Repartin epidemiologjik rezultojnë negativ, dhe kjo është një lajm i mirë për të gjithë ne”, tha Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.
Taravari tha se kolegu i tyre, i cili rezultoi me coronavirus ka rezultate negative dhe se shpreson se ky repart do të vazhdojë me punën.
Javën e kaluar, shërbimi mikrobiologjik dhe epidemiologjik u mbyllën, pasi që një ditë më herët një punëtor rezultoi negativ./Telegrafi/