Telegrafi

Të punësuarit në PSP nuk do të marrin kontributet e papaguara

Personat që kanë punuar në PSP nuk do të marrin kontributet e papaguara, sepse Gjykata Kushtetuese ka revokuar Dekretin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Kushtetuese sot në seancën e saj vendosi të anulojë Dekretin e Qeverisë i cili parashikonte pagimin e borxheve të kontributeve për punonjësit dhe kostot e shërbimeve.

Në njërën nga seancat e mëparshme, gjyqtarët kushtetues vendosën të iniciojnë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij Dekreti dhe ta pezullojnë përkohësisht atë deri në vendimin përfundimtar të sotëm.

Problemi me pagimin e shpenzimeve lindi pas dorëheqjes dhe pushimit nga puna të prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila akuzohet në rastin “Haraçi”.

Ajo ishte e vetmja e autorizuar për të nënshkruar urdhrat./Telegrafi/