Të punësuarit në Ministrinë për punë dhe politika sociale (MPPS) nuk do t’i kërkojnë falje ministrit Dime Spasov, ashtu siç ai kërkoi që për 48 orë t’i kërkojnë falje këta të punësuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këta të punësuar thonë se të lihet shërbyesi shtetërorë pa kushte elementare për punë, është në kundërshtim me zotimet për barazi dhe trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, duke theksuar se disa prej tyre, asnjëherë nuk kanë qenë dhe as që janë anëtarë të ndonjë partie politike.
Gjithashtu lexo: Spasov u jep katër punonjësve afat 48 orësh që ti kërkojnë falje
Jovanka Trençevska, këshilltare, Natasha Metodijeva, bashkëpunëtore, Jasmina Jovanovska, udhëheqëse departamenti, Zihra Memeti, udhëheqëse sektori, thonë se nuk do t’i kërkojnë falje ministrit Spasov./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Spasov ndërmerr masa kundër nënshkruesve të letrës