Site icon Telegrafi

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër në protestë.

Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale.

Nga Sindikata njoftuan se do të kërkojnë shkarkimin e të gjithë bordit drejtues të Fondit dhe emërimin e anëtarëve të rinj që do të lejojnë barazimin e pagave.

Ndryshe, punonjësit e FSSH-së dolën në grevë tre muaj më parë, por greva u pezullua pas vendimit për të mos u ulur pagat.

Exit mobile version