Telegrafi

Të punësuarit në “Feni” shpallën fitore, është bërë votimi për riorganizim

Kompania zvicerane “GSOL” nga qiramarrës u bënë pronar të “Feni-it”. Kuvendi i kreditorëve e votuan planin për riorganizim i propozuar nga “GSOL”, kurse lajmin për miratimin e planit të punësuarit të cilët protestonin para Gjykatës e përshëndetën me duartrokitje. Ata festojnë në Veles duke brohoritur “Fitore, Fitore”.

“Kjo fitore është për punëtorë, për ardhmërinë e “Feni-it” bashkë me “GSOL”, tha Dushko Nikollov, Kryetar i Sindikatës të “Feni”. Avokatët e “Minstroj Holding” i dërguan përcjellën me thirrje “Minstroj, shko në shtëpi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë mëngjes me transparente një pjesë e të punësuarve erdhën të japin përkrahje “GSOL-it” që me muaj ju paguan rrogat, kurse nga marsi e ristartojë procesin e prodhimit. Plani i Kuvendit të Kreditorëve sot ishte pranuar me 96% të votave. Kundër votuan vetëm “Nova Logistic” dhe “Ministroj Holding” që kanë blerë 0.005 të kërkesave të disa firmave të regjistruara në Belize të cilat kishin kërkesa nga “Feni”, kurse i përfaqësonte avokati Branko Kolev.

Bordi e lehtësoi punën e gjyqtares për falimentim, Valentina Gjorgjievska me atë që për planin votuan 95% e kreditorëve. Ajo duhet ta japë vendimin përfundimtar dhe ta mbyllë procedurën për falimentim të “Feni-it”./Telegrafi/