Site icon Telegrafi

Të punësuarit e sektorit publik të shtunën do të pastrojnë në 20 lokacione në Shkup

Aksionin për pastrim që do të kryejë sektori publik të shtuën do të zbatohet në 20 lokacione në Shkup.

Siç njoftoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp tha se në çdo lokacion janë siguruar ekipe të ndërmarrjeve publike të Bashkisë së Shkupit, shërbime të ndryshme dhe mjete që ju ndihmojnë personave që pastrojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Maçevski theksoi se për zbatimin e suksesshëm të këtij aksioni do të jenë kompetent udhëheqësit e institucione, përkatësisht kryeministri, ministrat, kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve që do të jenë prezent në lokacionet e pastrimit.

Lexo po ashtu E shtuna që vjen ditë pune edhe për çerdhet e Maqedonisë

“Aksionin e ndihmon Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbugar”, tha Mançevski i cili tha se krahas pastrimit qëllimi është që të ngritet vetëdija./Telegrafi/

Exit mobile version