Site icon Telegrafi

“Të publikohen emrat e gazetarëve dhe mediave në Maqedoni që u paguan nga Qeveria e Greqisë”

Foto: Ilustrim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial kërkojnë zbulimin e mediave dhe gazetarëve të Maqedonisë që thuhet se janë paguar nga Qeveria e Greqisë.

SHGM, KEMM dhe SPGPM kërkojnë nga redaksia e Iefimerida greke që të publikojë emrat e gazetarëve dhe mediave që kanë bërë tifo “për” Marrëveshjen e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas shoqatave, publikimi i informatave jo të plota në lidhje me punën e gazetarëve në Maqedoni shkel namin e tyre dhe besimin para opinionit publik.

Njiherit, shoqatat vlerësojnë se kjo paraqet edhe shpekulim qëllimkeq që mund të jetë vetëm në shërbim të interesave politike./Telegrafi/

Exit mobile version