Telegrafi

Do të protestohet para Kuvendit të Maqedonisë

Dalja në Kuvendin e Maqedonisë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ka nxitur protesta kundër këtij ligji, që janë paralajmëruar për sot, në ora 12:00.

Ky ligj mori Veto nga kryetari Ivanov dhe duhet sërish të kthehet në votim në Kuvendin e Maqedonisë.

Kryekuvendari Talat Xhaferi ka paralajmëruar se mbi 35 mijë amandamente të OBRM-PDUKM-së nuk do të shqyrtohen pasi që nuk kanë bazë juridike, respektivisht ligji tashmë ka kaluar në të gjitha procedurat e debatit, dhe duhet të rivotohet./Telegrafi/