Koalicioni i organizatave të të rinjve ‘TANI’ sot do ta promovojë projektin ‘Derë e hapur-për të rinjtë nga të rinjtë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në promovim, sipas organizatorit, do të debatohet për mundësitë për këshillim karriere dhe orientim të të rinjve në drejtim të rritjes së punësimit të tyre, njofton AIM.
Promovimi do të mbahet në Info-qendrën për karrierë për të rinj në Shkup, në universitetin e punës ‘Koço Racin’ në Shkup. Është paraparë të kenë fjalim drejtori i Universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm ‘Koço Racin’-Shkup, Mane Koelv, drejtoresha e Qendrës për punësim e Qytetit të Shkupit, Sllobodanca Aleksovska dhe menaxheri i projektit ‘Derë e hapur-për të rinjtë nga të rinjtë’, Zoran Ilieski. /Telegrafi/