Telegrafi

‘Të priftë e mbara, Kosovë’- reagimi i Dardanëve pas zyrtarizimit të trajnerit Alain Giresse

Alain Giresse (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Trajneri Alain Giresse është zyrtarizuar si përzgjedhësi i Kosovës, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vet Federata e Futbollit të Kosovës përmes një konference për media kur edhe është prezantuar 69-vjeçari.

Menjëherë pas ka ardhur reagimi i tifo-grupit Dardanët, të cilët përmes një postimi në Facebook kanë shprehur optimizmin për rezultate pozitive.

“Kosova nga sot e fillon rrugëtimin e saj me trajnerin e ri francez, Alain Giresse. Shpresojmë t’i rikthehemi pozitivitetit, dinamikës së nevojshme dhe mbi të gjitha rezultateve. Ka kohë të përshtatshme për t’u konsoliduar deri në fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

“Jemi besimplotë që nuk do të mungojë vullneti për të bërë punë të mira nga trajneri i ri”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Alain Giresse prezantohet si trajner i ri i Kosovës

“Kjo etapë nga ai kërkojmë të konsiderohet detyrë me përgjegjësi ndaj miliona futbolldashësve që përkrahin kombëtaren e Kosovën, e jo periudhë kalimtare lehtësuese para pensionimit. Të priftë e mbara, Kosovë!”, shkruan në postim. /Telegrafi/