Site icon Telegrafi

Do të prezantohet hulumtimi për nevojat dhe kërkesën e rehabilitimit profesional

Rezultatet e hulumtimit për nevojat dhe kërkesën për rehabilitimin profesional dhe asistimin personal në kuadër të projektit ‘Zhvillimi i shërbimeve të përfshirjes sociale’ i financuar nga BE sot do të prezentohen në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i projektit është të forcohen kapacitete, aftësitë, kompetencat dhe njohuritë e profesionistëve të cilët janë përgjegjës për mbështetjen e rehabilitimit profesional dhe përfshirjes sociale të personave me nevoja të veçanta, njofton AIM.

Projekti do të përfshijë zhvillimin dhe vendosjen e rehabilitimit profesional dhe shërbimeve për asistim personal, duke i përfshirë edhe standardet cilësore për dërgesë, kontroll dhe mbikëqyrje të këtyre shërbimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version