Iranianët votojnë të premten për të mbështetur apo jo një mandat të dytë të presidentit të moderuar, Hassan Rohani dhe politikën e tij për hapjen ndaj botës, që ngjalli shpresë sot në një pjesë të elektoratit të zhgënjyer.
Politika e Rohanit, është kundërshtuar nga kundërshtari i tij kryesor, konservatori Ebrahim Raissi, krahu i djathtë i liderit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei.
Ky proces zgjedhor po shënohet në një klimë me tensione të larta me SHBA që nga emërimi i presidentit Donald Trump, i cili ditën e parashikuar për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve të shtunën do të jetë në vizitë në Arabinë Saudite, rival kryesor në rajon i Iranit.
I zgjedhur që në raundin e parë në 2013 me 50,7 për qind të votave, Hassan Rohani.
Zëvendëspresidenti i parë, Es-hagh Jahanguiri, reformator, u tërhoq nga gara duke bërë thirrje për të votuar për Rohanin.