Site icon Telegrafi

Të premten vazhdon seanca për shkarkimin e Zvërlevskit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërpreu seancën e sotme ku në rend dite përsëri ishte shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski dhe caktoi vazhdimin e saj ditën e premte nga ora 11, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM, kërkoi nga Xhaferi të ndalë seancën dhe të pret të lajmërohet në lidhje me atë se a është bërë shkelja e Kodit zgjedhor, ku Xhaferi u përgjigj duke thënë se po punohet në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit. Ndërsa sipas Vllatko Gjorçev nga OBRM-PDUKM, kërkesa për shkarkim bëhet me qëllim të defokusimit të publikut nga marrëveshjet dhe vendimet e dëmshme që nënshkruan qeveria e re.

Deputetët e LSDM-së vendosën të mos marrin pjesë në seancë, me qëllim që shkarkimi i prokurorit publik të ndodh sa më shpejt që është e mundur./Telegrafi/

Exit mobile version