Telegrafi

Të premtën u konfirmua koncerti i Azet, të shtunën nuk i zë klubi adhuruesit në Prizren

Mjaftuan vetëm 24 orë që ai të realizojë një tjetër performancë që do të mbahet gjatë në mend.

Azet ka vazhduar me dominimin e tij në turneun ballkanik me shumicën e koncerteve që po mbahen në Kosovë.

Të premtën ai konfirmoi se do të performonte në Prizren, ku hapësira për promovimin e koncertit ishte më pak se 24 orë.

Por, kjo mjaftoi për reperin që të realizojë një performancë të zjarrtë dhe madje të thumbojë ata që dyshuan se ai do të kishte sukses në Prizren në vetëm një ditë promovim.

Reperi performoi hitet e tij “Uberlebet”, “Qa Bone” dhe “Patte Fliesst”.

Performancat e tij vazhdojnë sonte në Zone Club në kryeqytet. /Telegrafi/