Site icon Telegrafi

Të premten do të bëhet dezinsektimi në Tetovë

Foto: Arkiv

Me datë 04.08.2023 (e premte) vit. SH.T.P.SH PRONTTO në bashkëpunim me Komunën e Tetovës do t’a realizoj dezinsektimin e parë nga toka në territorin e Qytetit të Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

“Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas ora 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër ne kushte në të mira atmosferike.

Për dezinsektim do të përdoret preparati tretur në bazë tě prospekteve të prodhuesti për përdorin edhe atë 50 ml/11. Andaj qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit.

Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe t’i largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version