Në pajtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, ndërsa në bazë të vendimit të Këshillit të komunës së Ohrit për zbatim të dezinsektimit sistematik parandalues në territorin e komunës si një masë e përgjithshme kundër epidemive, nga ISHP Qendra për shëndet publik, Ohër, informojnë se më 15 prill, e premte, ekipi i qendrës do të zbatojë dezinsektim larvicidal kundër mushkonjave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Trajtimi do të bëhet nga toka në periudhën prej orës 6 deri në ora 8. Me dezinsektim do të përfshihen Studenicko blato, vendi i banuar Daljan dhe vija rrugore Andon Dukov deri në Podmolje.
Luten bletarët dhe kooperativat e bletarëve ti ndërmarrin masat adekuate për mbrojtje të bletëve. Në rast të paraqitjes së kushteve të këqija të motit, (erë, shi) dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme me mot të volitshëm./Telegrafi/