Telegrafi

Të premten takimi i CEFTA-s në Bruksel

Mbledhja e së premtes e CEFTA-s është e nivelit teknik, nuk është i nivelit politik andaj përfaqësues nga Kosova do të jetë drejtori i Departamentit të Tregtisë në MTI, Flamur Keqa.

“Nuk do të ketë simbole ose emra të shteteve, do të ketë emra të përfaqësuesve, por simbole të shteteve nuk do të ketë sepse dihet që Kosova është ende pjesëmarrëse në këtë marrëveshje përmes një marrëveshje e cila është nënshkruar nga UNMIK-u në vitin 2006, ndërsa tri shtetet anëtare të CEFTA-s nuk e kanë pranuar Kosovën”, theksoi Kusari-Lila.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se do të mundohen të kenë qasje konstruktive e cila i mundëson edhe Kosovës përfitime nga kjo marrëveshje për tregti të lirë. “Por gjithsesi si Kosovë jemi të interesuar që të gjitha vendimet politike dhe përmbajtjesore për marrëveshjen të bëhen dhe barten nga institucionet e Kosovës dhe ky është edhe vendimi i institucioneve”, është shprehur ajo.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë është me rëndësi që të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të nivelit të barabartë në takim, pasi asnjëri nuk do të përdorë simbole shtetërore. /Telegrafi/