Site icon Telegrafi

Të premten përfundon shit-blerja e Milanit, të shtunën konferenca për shtyp

Mediat italiane sugjerojnë se konferenca për shtyp për të paraqitur pronarët e rinj të Milanit do të mbahet të shtunën në mëngjes.

Silvio Berlusconi do të shes klubin përfundimisht në javën e ardhshme pas 30 viteve si President i Milanit.

Konzorciumi kinez, Sino-Europe Sports do të përfundojë marrjen e pronësisë së kuqezinjve të premten, me përjashtim të ndonjë pengese të minutës së fundit.

Lexo po ashtu Mblidhen 320 milionët eurot për blerjen përfundimtare të Milanit

Premium Sport raporton se Yonghong Li do të bëhet President i ri, apo zëvendës-president ekzekutiv, nëse Berlusconi qëndron në një rol nderi, përcjell Telegrafi.

Bordi i ri i drejtorëve pritet të ketë gjashtë anëtarë, tre italianë – duke përfshirë edhe drejtori e ri të përgjithshëm, Marco Fassone – dhe tre kinezë.

Lexo po ashtu Milani i së ardhmes: Synohen Aubameyang dhe Keita

Të shtunës do të jetë edhe një konferencë për shtyp rreth orës 11:30 me kohë italiane.

Përpara medieve do të dalin dyshja, Fassone dhe Li. /Telegrafi/

Exit mobile version