Site icon Telegrafi

Të premten para Teatrit Kombëtar vendoset instalacioni artistik “Kosova on Apple, fight fake news”

Tashmë të gjithë janë të njohur me kërkesën publike që i është bërë kompanisë “Apple” për njohjen e hartës së Kosovës në pajisjet e tyre.

Peticioni i nënshkruar online nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale, është mbështetur edhe nga emra të njohur, ndër ta yjet botërore si: Dua Lipa dhe Rita Ora.

Mu për këtë arsye, të premten në ora 14:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, do të vendoset instalacioni artistik i quajtur “Kosova on Apple, fight fake news”.

Ky instalacion është realizuar nga komuniteti artistik vendor.

Organizatorët shprehen se kjo nismë ka dy qëllime vazhdimin e përkrahjes dhe sensibilizimit të futjes së Kosovës në hartën e Apple, dhe njëkohësisht ndalimin e lajmeve të rreme dhe propagandës armiqësore.

Në kuadër të luftës hibride që ka përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht influencës malinje ruse, instalacioni artistik ka për qëllim edhe sensibilizimin artistik të luftës propagandistike që i bëhet Republikës së Kosovës dhe komunitetit artistik perëndimor në përgjithësi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version