Telegrafi

Të premten, Panairi për material shkollor

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe vet pronarët e kompanive në fjalë, si dhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Panairi iu dedikohet librarëve të Kosovës dhe ka për qëllim furnizimin e shoqërisë kosovare me artikujt më të rinj shkollorë për sezonën shkollore 2010.

Zbritje çmimesh me 10%, si dhe lojë shpërblyese që do i mundësojë fituesëve pushime në Antalya të Truqisë, do jenë disa prej aktiviteteve të panairit.

Panairi organizohet nga Motto Company – Prishtinë, ndërsa ka gjetur mbështetje edhe nga: TEB bank, Ephesus Agency, Bayan Moori dhe Gulistan Education Center.