Site icon Telegrafi

Të premten nuk punohet në objektin e Komunës së Prishtinës në “Arbëri”

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të premten të mos punohet në objektin e saj që gjendet në lagjen “Arbëria”.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se ky vendim është marrë me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit.

Ky vendim thuhet se është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.

“Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se nesër nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një vajzë rreth 20-vjeçare është lënduar të enjten si pasojë e goditjes nga materiale që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version