Një rrugë e cila ishte bërë “copë copë” në Alaska, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm, tanimë, vetëm pas katër ditësh është riparuar.
Sipas medaive të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rrugë tek e cila nga dridhjet ishte krijuar një vrimë e madhe që bëri një veturë të binte sikurse të ishte një lodër.
Siç kishin thënë dëshmitarët, dridhjet ishin aq të forta, sa që rrugët janë ndarë në dysh sikur të ishin të ndërtuara nga letra e jo nga asfalti.
Po sipas mediave amerikane, rreth 300 mijë qytetarët jetojnë në Anchorage, vend ky i goditur nga tërmeti.
Dhe komentet ishin të shumta. Disa prej tyre pyesnin se si është e mundur që në shumë rrugë të gjenden gropa të vogla, të cilat duhet shumë kohë për tu riparuar. /Telegrafi/