Më në fund do të fillojnë punimet për qendrën stërvitore të Prishtinës.
Kompleksi i klubit nga kryeqyteti kosovar do të ndërtohet në Bërnicë dhe pritjes për fillimin e punimeve i ka ardhur fundi.
Ka qenë vet klubi i Prishtinës që nëpërmjet faqes së saj zyrtare ka njoftuar se të premten fillojnë punimet për ndërtimin e kompleksit sportiv.
Nga ora 16:00 në Bernicë do të fillojnë punimet për qendrën stërvitore të klubit.
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
Nesër përurimi i fillimit të punëve të qendrës stërvitore
Kompleksi i klubit do të ndërtohet në Bërnicë
Prishtinë, 12 shtator 2019 – FC Prishtina ka nderin dhe kënaqësinë që nesër, e premte – 13 shtator, ora 16:00, të pres të ftuarit dhe mediet në përurimin e fillimit të punimeve të qendrës sportive të FC Prishtina në Bërnicë (rruga nga Bardhoshi afër qendrës së panairit). /Telegrafi/