Trepça ’89 do të shkojë në Gjakovë në kërkim të fitores, e cila do ta mbante afër Prishtinës në garën për titull. Test jo më pak i vështirë pritet të jetë edhe për Trepçën, që do të jetë nikoqir i Drenicës.
Prishtina gjithashtu nuk do ta ketë të lehtë me Besën e cila ka sjellë shumë përforcime në radhët e veta dhe janë përgatitur bukur mirë për këtë stinor edhe pse e humbën ndeshjen kundër Hysit në garat e Kupës.
Orari i ndeshjeve të javës së 18-të:
E premte, 08.03.2013 nga ora 13:00
Gjakovë: Vëllaznimi – Trepça ‘89
E shtunë, 09.03.2013 nga ora 13:00
Mitrovicë: Trepça – Drenica
Suharekë: Liria – Drita
E dielë, 10.03.2013 nga ora 13:00
Prishtinë: Prishtina – Besa
Vushtrri: Llamkos Kosova – Hysi
Skenderaj: Feronikeli – Hajvalia
/Telegrafi/