Telegrafi

Të premten nis ngrohja

Ndërmarrja Publike “Termokos”, ka kërkuar tashmë dhe do të vazhdoj të kërkoj mjete shtesë ndihme nga Qeveria, përmes Kuvendit Komunal të Prishtinës, në mënyrë që ti tejkalojmë problemet financiare.

Përkundër të gjitha përgatitjeve teknike dhe nënshkrimit të kontratës për furnizim me mazut,”Termokos” nuk mund të funksionoj nëse nuk kemi mjete shtesë për të paguar lëndën djegëse mazutin, pasi që subvencionet nga Buxheti i Kosovës për vitin 2010 janë për 36 për qind më pak, krahasuar me sezonet e kaluara, kurse çmimi i mazutit për ton, është shumëfishuar.

Zakonisht sipas parashikimeve të Departamentit të Prodhimit, për një sezone ngrohëse harxhohet rreth 15 mijë ton mazut, porse çmimi varet zakonisht nga Berëza botërore. Duke bërë krahasimet me sezonet e kaluara, tani çmimi i një ton mazuti në Berëzën Botërore është 560 euro me TVSH, ndërsa para dy sezoneve ka qenë 246 euro për ton.

Borxhi i konsumatorëve ndaj Termokosit është mbi 15 milion e 600 mijë euro, të cilat kapin periudhën 12/1999 deri në sezonin e fundit 2010. Vetëm për dy sezonat e fundit, borxhi i konsumatorëve është mbi 3 milion e 380 mijë euro. /Telegrafi/