Palët nënshkruese të Marrëveshjes nga Përzhino dje pas pesë orë negociatash u pajtuan për të rënë dakord javën e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tashmë të premten në Parlament do të votohet për projekt-ligjin e qeverisë, Ministrinë e Brendshme dhe çështjen e medias.
Çdo gjë që është e rregulluar është në përputhshmë me legjislacionin, tha nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska. Ne kemi harmonizuar tekstin e ligjeve, konfirmoi edhe Nikolka Todorov nga OBRM-PDUKM.
Pritet deri në fund të javës, ligjet të jenë në Kuvend dhe deputetët t’i mbështesin ato. /Telegrafi/