Në një objekt i cili përfshin rreth 400 metra katrorë, të premten në Fushë Kosovë, hapet një tjetër market i zinxhirit të marketeve “Albi”.
Qendra e re do të fillojë punën më 22 dhjetor, ku edhe do të ketë oferta të hatashme dhe zbritje të çmimeve për shumë produkte.
Rrjeti i marketeve “Albi”, ka treguar në vazhdimësi përkushtimin për të qenë sa më afër konsumatorit , duke ofruar produkte kualitative dhe të llojllojshme.
Pamja atraktive dhe produktet e freskëta, si nga vendi ashtu edhe jashtë tij, janë disa prej karakteristave të marketit të ri.
Në qendrën e re, në Fushë Kosovë, festa do të vazhdoj nga 22 deri me 24 dhjetor, ku do të ofrohen zbritje të çmimeve për produktet që janë pjesë e asortimentit të “Albi”.
Deri më tani rrjeti i marketeve “Albi” përbëhet nga 3 Hipermarkete dhe 9 markete./Telegrafi/