Gjashtë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Në rrahje dyshohet të jetë përdorur një mjetë i mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .
“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë – 31.07.2020-21:25. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, meshkuj, kosovarë – pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore – i cili ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në rrahje dyshohet të jetë përdorur një mjet i mprehtë (thikë). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/