Telegrafi

Të premten lëshohet në punë HC “Radavci”

Investimi në këto dy hidrocentrale është mbi dy milionë euro dhe do të prodhojnë rreth 2 megavatë orë energji elektrike.

“Dhënia me qira e këtyre hidrocentraleve u ka hapur rrugën investimeve private në sektorit e prodhimit të energjisë elektrike, duke siguruar edhe energji alternative shtesë, sikurse punësim të qëndrueshëm”, është thënë në një komunikatë të KEK-ut për media.

Hidrocentrali i Radacit është ndërtuar në vitin 1935 dhe qysh prej asaj kohe nuk i është bërë ndonjë renovim. Në bazë të marrëveshjes me KEK-un dhe konform planit zbatues për rehabilitimin e HC Radac, Triangle GC, Inc ka ndërhyrë në të gjitha veprat e tij. /Telegrafi/