Të premten (nesër) do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
FBK ka njoftuar në lidhje me Kuvendin e Rregullt Zgjedhor dhe pikat që do të ndiqen.
Kuvendi Zgjedhor do të mbahet nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” në Prishtinë ndërsa do të këtë rend të ditës:
Zgjedhja e trupave punues:
– Kryesisë së punës;
– Komisionit verifikues;
– Procesmbajtësit.
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;
Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së;
Votimi për Kryetar të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
Të ndryshme.
/Telegrafi/