Nesër (e premte) në palestrën “1 Tetori” do të mbahet grumbullimi i parë seleksionues i Kosovës U-20 në konkurrencën e meshkujve.
Grumbullimi mbahet nga ora 14:00-16:00, ka njoftuar përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dritëro Sefaja, i cili vitin e kaluar ishte përzgjedhës i Kosovës U-16, me të cilin fitoi Challengers-in në Prishtinë, si dhe është ndihmëstrajner i Kosovës A.
Nën vëzhgimin e Sefajës janë 42 lojtarë, ndërsa për këtë grumbullim do të jenë të ftuar vetëm basketbollistët që luajnë në Kosovë.
Lista e gjerë: Shpat Mustafa, Nart Jashari, Hajriz Hajzeri, Ensar Muriqi, Emanuel Gegaj, Enis Morina, Diellor Maksuti, Nart Llapashtica, Shendrit Llapi, Idon Pallushi, Diart Gashi, Enver Memcaj, Enes Huduti, Albin Berisha, Ermal Mala, Sokol Nila, Adhurim Alijaj, Albin Rexhepi, Arber Rushiti, Leurit Morina, Endrit Qovanaj, Besmir Memaj, Visar Ejupi, Don Polloshka, Bledar Thaqi, Donat Rexhepi, Rinol Gashi, Shpat Syla, Blend Mehana, Bleonis Tanushi, Albin Haxhismajli, Albion Imeri, Erlind Uka, Drilon Shala.
Ndërkohë, basketbollistët që luajnë jashtë Kosovës janë: Rroni Koshi, Fatlind Shoshaj, Albatrit Syla, Gezim Bajrami, Denis Zenelaj, Bardh Istrefi, Drilon Pllana dhe Dion Sheqiri.
Kosova U-20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 korrik.