Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të premten do të fillojë testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin.
“Prej nesër, fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin tonë”, shkruan Shpend në Facebook.
Ndryshe, ditë më parë kryetari i Prishtinës ka vizituar punët në Fabrikën e re të ujit. Ai pati thënë se fabrika është gati që pas datës 17 mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 orë ujë.