Të premtën e ardhshme më 27 janar fillon edicioni i ri i “The Voice of Albania”.
Spektakli i talentëve të këndimit vjen sërish në ekranet e Top Channel.
Prezantues edhe në këtë edicion do të jetë Ledion Liço, i cili ka shprehur ngazëllimin për nisjen e edicionit të ri, shkruan Telegrafi.
“Të premtën tjetër pritja përfundon”, ka shkruar Ledioni në postimin e tij në rrjetin social Instagram.
Ndryshe Ledioni së fundmi është bërë edhe baba, nga romanca me trashëgimtaren e Top Channel, Sara Hoxha. /Telegrafi/