Telegrafi

Të premten dy seanca, në rend dite interpelanca e Hotit për Liqenin e Ujmanit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se në këtë mbledhje u vendos që të premten më 18 dhjetor të mbahet seancë e Kuvendit.

Nagavci theksoi se fillimisht do të jetë një seancë ku do të hedhen në votim të gjitha pikat e grumbulluara të mbetura nga seancat paraprake, ku janë rreth 50 pika.

Ajo shtoi se pas kësaj seanca do të jetë seanca e re që do të nis në orën 11:00, ku në rend dite do të jetë edhe interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti e iniciuar nga LVV për Liqenin e Ujmanit.

Nagavci shtoi se shpresojmë që shefat e Grupeve Parlamentare do të sigurojnë pjesëmarrjen e deputetëve në seancë. /Telegrafi/