Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më datë 20 dhe 21 maj, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rreth-rrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi” (rrugë lidhëse me rrugën “Muharrem Fejza”) do të mbyllen për qarkullim, për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë me ç ‘rast do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale.
Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë, të premten prej orës 06:00-18:00 si dhe të shtunën prej orës 08:00-18:00
“Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që automjetet mos t’i parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/