Site icon Telegrafi

Të premten bëhet ceremonia hapëse e LOD PyeongChang 2018, Kosova bënë parakalimin historik pas orës 12:00

Kanë mbetur edhe disa orë deri në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, në të cilat ekipi olimpik i Kosovës do të bëjë parakalimin historik.

Flamuri i Kosovës për herë të parë do të parakalojë në LOD, falë skitarit Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik.

Ceremonia hapëse do të fillojë në ora 12:00 me kohën tonë lokale tw vendit tonw, kurse me kohën koreane në ora 20:00.

Tahiri para nisjes

Ceremonia pritet të zgjasë dy orë, kurse Kosova pritet të parakalojë pas orës 13:00.

Ekipi olimpik i Kosovës që do të parakalojë përbëhet nga bartësi i flamurit, Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Albin Tahiri

Ndërsa sot në një atmosferë solemne, është bërë ceremonia e ngritjes së flamurit të Kosovës në Fshatin Olimpik në PyeongChang, ku po qëndron ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

Ekipi olimpik i Kosovës i prirë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasnai u prit nga kryetari i Fshatit Olimpik, Yeo Hyeung – Koo, i uroi mirëseardhje Kosovës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version