Telegrafi

Të premten arrihet konsensusi me FMN-në

Këto vlerësime ai i ka bazuar në takimet e përfaqësuesve të qeverisë së tij me përfaqësuesit e FMN-së, duke thënë se gjithçka është duke shkuar në drejtim të mirë të harmonizimit të qëndrimeve.

“Me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar jam takuar edhe personalisht, jam takuar dy herë brenda dy ditëve të kaluara, do të takohemi edhe nesër. Jemi në rrugë të mbarë të harmonizimit të plotë të politikave të Qeverisë dhe programit të FMN-së dhe them me optimizëm të plotë se deri të premten do të përmbyllet gjithçka sipas politikave tona dhe programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, tha Thaçi.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se është në përgatitje e sipër projektbuxheti i këtij viti. Sipas tij, me projektbuxhet nuk do të mund të përfshihen të gjitha kërkesat e shprehura nga ana e ministrive, por ka shtuar se janë siguruar fonde të mjaftueshme për kryerjen e punimeve në autostradën Vërmicë-Merdare.

Ai ka folur edhe për rritjen e premtuar të pagave, duke thënë se është bukur afër harmonizimi me FMN-në edhe sa i përket kësaj çështje.

Qeveria ka miratuar dividendin e ndarë nga PTK-ja në vlerë prej 40 milionë euro, si dhe i ka dhënë mbështetje propozim-vendimit për ofrimin për tenderim dhe shitje të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. /Telegrafi/