Site icon Telegrafi

Të premten 13 aksidente me të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 36 aksidente komunikacioni, 13 prej të cilave kanë përfunduar me të lënduar.

Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në Vlashnje të Prizrenit dje rreth orës 16:40.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin “Golf II”, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë në anën e kundërt me ç’rast është aksidentuar në mënyrë të drejtpërdrejt me veturën “Golf VI”

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy drejtuesit dhe një pasagjer.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Një aksident tjetër i rëndë komunikacioni ka ndodhur dje rreth orës 02:25 në bulevardin “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari përderisa ishte duke e drejtuar automjetin, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me të njëjtin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.

Njësiti policor automjetin e përfshirë në rast e ka konfiskuar pasi që në të njëjtin është gjetur një shishe alkool dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Ndërsa, në Stanovc të Vushtrrisë një shofer ka goditur me veturën e tij një këmbësore.

Exit mobile version