Në Shkup u mbajt vrapimi humanitar për fëmijët me sindromin Daun. Vrapuesit dhe pjesëmarrësit tjerë porositin se ”edhe ne mundemi të njëjtën, ashtu si edhe të gjithë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë aktivitet, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të rritin mirëkuptimin e tyre për personat që janë të prekur nga ky sindrom për t’u hequr perceptimi i keq që ekziston për këta persona.
Gjithashtu, gara ka për qëllim të nxitur klubet sportive që të hapin dyert për të prekurit me sindromin Daun, në mënyrë që përfshirja e tyre të jetë më e mirë në jetën sportive dhe në shoqëri, në përgjithësi.
Se sa është i rëndësishëm përfshirja e të prekurve me këtë sindrom në shoqëri, tregojnë fotografitë e portalit Faktor./Telegrafi/