Adoleshentja e cila po qëndronte e mbështetur për shkallët lëvizëse të një qendre tregtare, që nuk bëhet e ditur se ku ndodhet, ka mundur ta pësonte shumë keq.
Në momentin që asaj iu kap fundi për shiritin ku mbahet dora, nisi të ngrihej disa metra lart, transmeton Telegrafi.
Derisa një burrë ka qëndruar indiferent dhe nuk dinte çfarë po ndodhte, ka qenë një grua që u nis me shpejtësi, ndërsa e ndihmuar nga dy të tjerë, e vendosën atë në hapësirë të sigurt.
Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur ajo u ngjit lart me shpejtësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/PfS3H-C4fg0