Një oficer policie i cili kishte shkuar për të ndërprerë një festë të zhurmshme, “u skuq” në fytyrë pasi të pranishmit aty menduan se ai ishte striptist.
Ai po qëndronte i çuditur pranë derës, derisa gratë e rrethuan atë duke e filmuar e disa madje brohorisnin termin: “Striptist”, transmeton Telegrafi.
Polici po buzëqeshte nën siklet derisa fliste me të pranishmit.
“Kur policia erdhi për ta ndërprerë festën, por të gjithë menduam oficeri se ishte striptist”, thuhej në mbishkrimin e videos.
Ngjarja thuhet se ndodhi në Australi. /Telegrafi/