Një grua e Afrikës së Jugut u shfaq në martesën e të dashurit të saj, e veshur si gruaja e tij e ardhshme dhe bëri një rrëmujë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa pamje që janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, tregohet zhurma dhe britmat e njerëzve, ndërsa një burrë përpiqet të qetësojë një grua që ka vendosur të prishë ditën më të rëndësishme në jetën e tyre.
Gjatë kësaj kohe, nusja dhe dhëndri qëndrojnë përballë altarit, duke shpresuar se situata e pakëndshme do të përfundojë shpejt.
Nuk dihet se çfarë ndodhi në fund dhe nëse çifti madje u martua, por sigurisht askush nuk dëshiron që kjo të ndodhë me të në dasmën e tij. /Telegrafi/
Side chick rocked up at the wedding also wearing a wedding dress ??? groom trying to calm the situation. pic.twitter.com/yfzceZp4Gv
— NKOKHI ?? (@nkokhi) June 15, 2018