Site icon Telegrafi

Të porsalindurin me të meta mendore, nëna e braktisi jashtë spitalit (Video)

Zhalga Usehanov nga Shymkent i Kazakistanit, e ka gjetur një fëmijë të porsalindur, që qante në parkingun e veturave.

Mjeku i emergjencës e kishte parë nga dritarja dhe ka vrapuar të merr, për ta futur brenda, transmeton Telegrafi.

Xhirimi i kamerave të sigurisë, ka zbuluar se fëmija që vuan nga të metat mendore, është braktisur prej nënës së tij, e cila është larguar në drejtim të panjohur.

Në videon e postuar më poshtë, shihet gruaja që është larguar nga spitali dhe pasi ka veshur një pallto të gjatë e ka lënë beben në beton.

Për shkak se ka qëndruar në shi dhe vend të ftohtë, fëmija është duke luftuar me jetën dhe po ndihmohet nga ventilatori, për lehtësimin e frymëmarrjes.

Në anën tjetër, hetuesit po e kërkojnë nënën që kreu këtë veprim dhe kanë hapur në drejtim të saj çështjen kriminale. /Telegrafi/

https://youtu.be/uH5b_rCX1Bs

Exit mobile version