Së shpejti pritet zgjidhja e problemit me uniformat, pajisjen dhe kushtet për punë të të punësuarve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Tashmë punohet në grumbullimin e të dhënave për uniformat dhe pajisjen e policisë së burgut.
Bindje të këtillë ka marrë kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Pece Grujovski në takimin e sotëm me drejtorin e Administratës për Kryerje të Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Opinioni ka parë se ç’farë kushte të punësuarit punojnë në burgje. Është evidente se nevojitet qasje shumë serioze në zgjidhjen e problemeve dhe nevojitet dialog i vërtetë social nëse duam të arrijmë deri në zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme për të punësuarit”, deklaroi Grujovski pas takimit.
Pas marrjes së vendimit të ri ligjor është kontraktuar që të qaset drejt nënshkrimit të marrëveshjes kolektive me ç’ka, siç deklaroi Grujovski, do të zgjidhen pjesa më e madhe e problemeve./Telegrafi/