Kemi shkruar kaq shumë për tendencat e fundit të modës, sidomos të stinës së vjeshtës. Veshje që rikthehen pas shumë vitesh, copa të reja e modele nga më të ndryshmet kanë qenë ato që kanë dominuar në botën e modës.
Sidomos pas Javës së Modës, tendencat që u vendosën për këtë vit ishin më të qarta.
Në një kërkim, dyqani online i modës Lyst ka zbuluar se cilat kanë qenë veshjet më të kërkuara nga femrat, e cilat janë shitur më shumë. Në këtë studim janë përfshirë 12.00 dyqane online dhe rezultati ka treguar se street style, por edhe tendencat e preferuara të femrave të showbiz-it kanë qenë ato më të preferuarat që kanë ndikuar në blerjet. Pesë trendet kryesore janë:
Çanta Pierce, J.W. Anderson
Ngjyra rozë
Copa kadife
Loafers me thembër jashtë
Xhinset me xhufka
Cilën tëndencë do provosh?